Ballina Kosova

Haradinaj u bën edhe një herë thirrje deputetëve të votojnë Demarkacionin

TIRANË, 20 Mars/ATSH/ – Kryeministri Ramush Haradinaj ka kujtuar se është BE ajo që po kërkon ratifikimin e Demarkacionit, si kusht për liberalizimin e vizave.

Haradinaj u ka kërkuar deputetëve që të mos arsyetojnë votën kundër me arsyetimin e mosluftimit të korrupsionit, pasi sipas tij kjo është një gjë e cila veçse ka nisur.

“Tema e rendit, ligjit dhe luftës kundër korrupsionit nuk është një akt ose vendim i menjëhershëm”, tha Haradinaj.

Duke mos votuar Demarkacionin sipas Haradinajt nuk po ndëshkohet politika, por qytetari i zakonshëm i Kosovës.

Ai edhe një herë ka siguruar se me kalimin e Demarkacionit, Kosova nuk do të humbë territore. /KosovaPress//z.tosku/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – “Google” investime prej 300 milionë dollarësh në mbështetje të mediave
Artikulli tjetërXhaçka: FA vijojnë pa ndërprerje angazhimin për përballimin e përmbytjeve në NënShkodër