PRISHTINË, 27 gusht/ATSH/- Fusha të presionit të ulët dhe masa të ftohta ajrore nga Atlantiku verior, sot kanë filluar të depërtojnë edhe mbi rajon, e më vonë gjatë ditës edhe në Kosovë, që do të sjellin sërish reshje shiu dhe rënie të ndjeshme të temperaturave nën vlera mesatare.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës nga dita e mërkurë fusha të presionit të lartë dhe masa të ngrohta ajrore nga Afrika veriore do të kushtëzojnë mot më të qëndrueshëm, më të nxehtë dhe kryesisht me diell.
Temperaturat minimale do të jenë nga 13 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga dita në ditë do të shënojnë ngritje në intervalet 17-31 gradë.
Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-9 metra në sekondë.
Temperaturat sot në 8 qytete të Kosovës:
|
|
27.08.2018 |
|
|
Temp. Min 0C |
Temp. Max 0C |
|
|
Prishtinë |
13 |
18 |
|
Pejë |
13 |
18 |
|
Prizren |
14 |
19 |
|
Podujevë |
13 |
17 |
|
Ferizaj |
13 |
17 |
|
Gjilan |
13 |
18 |
|
Gjakovë |
14 |
19 |
|
Mitrovicë |
13 |
17 |
/k.s/























