Ballina Flash

Neozelandezët kanë numrin më të madh në botë të deputetëve LGBTIQ

SIDNEI, 20 tetor /ATSH-ANSA/ – Pas zgjedhjeve të së shtunës së kaluar, që konfirmuan qeverinë e drejtuar nga liderja popullore laburiste, Jacinda Ardern me një maxhorancë të konsiderueshme, Zelanda e Re numëron numrin më të madh të deputetëve të LGBTIQ në botë, duke kaluar nga shtatë në 12 në parlamentin me 120 vende, me 10% të deputetëve  lezbike, homoseksualë, biseksuale, transgjinore dhe queer.

Mes këtyre të fundit, tetë u zgjodhën në Partinë Laburiste dhe katër mes të Gjelbërve.

Kjo i jep vendit përfaqësimin më të madh të dukshëm në botë duke kaluar Britaninë e Madhe që ka një proporcion prej 7%.

Zelanda e Re, vendi i parë në botë që njohu në vitin 1893 të drejtën e votës për gratë, pranoi në vitin 2005 martesat mes çifteve të të njëjtit seks dhe në 2013 legalizoi martesat homoseksuale./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFRANCË – Parlamenti miraton kontribut rekord për buxhetin e BE-së
Artikulli tjetërNisma japoneze për Ballkanin Perëndimor, mbështetje për Shqipërinë dhe integrimin e rajonit