PARIS, 20 tetor /ATSH-AFP/ – Asambleja kombëtare franceze miratoi kontributin e Francës në buxhetin e Bashkimit Europian për vitin 2021, një shumë rekord prej 26 864 miliardë euro, një progres prej 25% në raport me vitin 2020, veçanërisht për shkak të Brexit dhe krizës së koronavirusit.
“Kurrë në historinë tonë buxhetore nuk është arritur një shumë e tillë”, nënvizoi deputeti Gilles Carrez.
“Ky kontribut erdhi në kuadrin e jashtëzakonshëm të Brexit, që detyron kompensimin e kontributit të Londrës në buxhetin europian, dhe pandemisë së COVID-19 me pasoja ekonomike, dy kriza që shpjegojnë pjesën e madhe të rritjes”, theksoi sekretari i shtetit për Çështjet Europiane, Clement Beaun.
Ai nënvizoi veçanërisht marrëveshjen e marrë në samitin europian në korrik për të mbështetur vendet e BE-së që përballen me pandeminë, nga e cila Franca, me 40 miliardë euro, është përfituesi i tretë pas Italisë dhe Spanjës./ /ec/























