Ballina Ekonomi

Vendimi/ Njohje e patentave shqiptare në Turqi dhe anasjelltas

TIRANË, 27 maj /ATSH/ Qeveria ka miratuar të mërkurën marrëveshjen me qeverinë turke për njohjen e ndërsjelltë të lejeve të drejtimit të automjeteve.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë, për njohjen e ndërsjellë dhe shkëmbimin e lejeve të drejtimit.

Kjo marrëveshje është bërë “në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr. 43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Kjo marrëveshje do t’u japë mundësi shtetasve shqiptarë të udhëtojnë me leje drejtimi shqiptare në territorin e Turqisë dhe anasjelltas, për shtetasit turq në vendin tonë. /r.e//a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Heqja kufizimeve në momentin e duhur”, Pipero: Kurba e infeksionit nën kontroll
Artikulli tjetër“Mbi 1 400 testime serologjike”/ Manastriliu: Relaksim të masave s’do thotë relaksim i sjelljes, respektim i distancimit fizik dhe higjienës