TIRANË, 27 maj /ATSH/ “Kurba e infeksionit nga COVID-19 është nën kontroll dhe përfundimi i kufizimeve vjen në momentin e duhur”, tha mjeku infeksionist Pëllumb Pipero gjatë një interviste televizive.
Pipero tha se, “vendimi i qeverisë vjen në çastin e duhur dhe në koherencë me kurbën epidemiologjike”.
“Ecuria e infeksionit është nën kontroll. Kjo hapje që lajmëroi dhe Kryeministri vjen në momentin e duhur. Shifrat flasin qartë, nuk shihet vetëm numri i të infektuarve, analiza shtrihet dhe tek nevoja për hospitalizim të të sëmurëve, që është nën kontroll”, – tha Pipero. /r.e/























