Ballina Bota

FRANCË – Parisi propozime Uashingtonit për bashkim në marrëveshjen për taksimin dixhital

PARIS, 17 janar /ATSH-AFP/- Franca i propozoi SHBA-së, përfshirë parimin e një përparimi hap pas hapi, që t’i bashkohej marrëveshjes ndërkombëtare për taksimin dixhital, ende duke u negociuar në OECD, njoftoi sot ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Maire.

“Ekzistojnë mundësi që mund të përdoren, ne po punojmë për to me sekretarin amerikan të Thesarit, Steven Mnuchin. Unë i bëra një sërë propozimesh”, tha ministri francez, gjatë një konference për shtyp, në një nga takimet me Sekretarin e Përgjithshëm të OECD, Angel Gurria.

Ai nuk pranoi të japë hollësi për përmbajtjen e këtyre propozimeve dhe as të specifikojë nëse Franca do të bëjë ndonjë lëvizje në lidhje me taksën e vendosur vitin e kaluar mbi gjigantët dixhitalë, gjë që e shtyu Uashingtonin të kërcënojë se do t’i taksojë me disa miliarda dollarë produktet franceze./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNdryshimi i sistemit zgjedhor, Peza: Mazhoranca e hapur për diskutime
Artikulli tjetërTAJLANDË – Zbulohen dy raste me virusin kinez