Ballina Bota

TAJLANDË – Zbulohen dy raste me virusin kinez

BANGKOK, 17 janar /ATSH-DPA/ – Një person i dytë i infektuar me koronavirusin kinez është zbuluar në Tajlandë, deklaruan sot autoritetet duke shtua se nuk ka epidemi.

Sukhum Kanchanapimai, sekretari i përhershëm i ministrisë së Shëndetit Publik, theksoi se një grua kineze 74 vjeçe, që mbërriti të hënën në Tajlandë, rezultoi e prekur nga virusi.

Koronavirusët mund të infektojnë kafshët dhe njerëzit, duke shkaktuar sëmundje që fillojnë nga ftohja e zakonshme, deri te sëmundjet e rënda të ngjashme me pneumoninë, si Sindroma e rëndë akute e frymëmarrjes (SARS) dhe Sindroma e frymëmarrjes në Lindjen e Mesme (MERS).

Një 61 vjeçare, e cila mbërriti në Tajlandë më 8 janar ishte personi i parë në vend e prekur nga virusi. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFRANCË – Parisi propozime Uashingtonit për bashkim në marrëveshjen për taksimin dixhital
Artikulli tjetërGJERMANI – Merkel viziton Erdogan-in në Stamboll