Ballina Bota

GJERMANI – Merkel viziton Erdogan-in në Stamboll

BERLIN, 17 janar /ATSH-DPA/ – Kancelarja gjermane Angela Merkel do të vizitojë Stambollin më 24 janar, për bisedime me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, deklaroi sot qeveria e kancelares.

Konflikti në Libi pritet të jetë çështja kryesore në axhendë, e ndjekur nga konferenca e paqes për Libinë, që do të zhvillohet të dielën në Berlin.

Ka gjasa që Merkel dhe Erdogan të diskutojnë edhe për konfliktin në Siri, si edhe për situatën në Irak e marrëdhëniet me Iranin. / /sara/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTAJLANDË – Zbulohen dy raste me virusin kinez
Artikulli tjetërKërko kuponin tatimor/ Shqipëria drejt vendosjes së skemës së rimbursimit për qytetarët