GAZA, 26 dhjetor /ATSH-DPA/ – Një sulm ajror izraelit mbi një furgon vrau pesë gazetarë palestinezë që punonin në Gaza, sipas një raporti mediatik.
Transmetuesi arab ”Al Jazeera”, duke cituar një reporter të Gazës, tha se gazetarët e transmetuesit palestinez ”Al-Quds Today” po punonin pranë një spitali në kampin e refugjatëve Nuseirat në qendër të brezit të mbyllur bregdetar kur furgoni i tyre u godit.
Ushtria izraelite tha vetëm se kishte kryer një sulm “të synuar” gjatë natës ndaj “një automjeti që përmbante një ekip terroristësh nga organizata terroriste e Xhihadit Islamik Palestinez në zonën e Nuseirat”.
Deklarata izraelite në X nuk përmendi gazetarë apo viktima, por tha se ishin marrë masa të shumta për të kufizuar rrezikun për civilët./ /os/






















