Ballina Bota

BM – Starmer dënon sulmet e Rusisë në ditën e Krishtlindjeve në rrjetin elektrik të Ukrainës

LONDËR, 26 dhjetor /ATSH-DPA/ – Kryeministri britanik, Keir Starmer ka dënuar sulmet e Rusisë në rrjetin energjetik të Ukrainës pa afat, madje as në Krishtlindje.

Rusia nisi një breshëri masive raketash në ditën e Krishtlindjes kundër infrastrukturës energjetike në të gjithë Ukrainën.

”Unë i bëj homazhe qëndresës së popullit ukrainas dhe udhëheqjes së presidentit Zelensky, përballë sulmeve të mëtejshme me dronë dhe raketa nga makineria luftarake e përgjakshme dhe brutale e Putinit, pa pushim, madje edhe në Krishtlindje”, tha Starmer.

Ai shtoi se ”ndërsa hyjmë në Vitin e Ri, mbetet jetike që ne të dyfishojmë vendosmërinë tonë për ta vendosur Ukrainën në pozicionin më të fortë të mundshëm dhe për t’i dhënë fund agresionit të paligjshëm të Rusisë kundër popullit ukrainas”./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPunime për mbrojtjen nga lumi Drino, mbrojtje për 350 hektarë tokë bujqësore
Artikulli tjetërGAZA – Pesë gazetarë palestinezë vriten pas një sulmi izraelit