Ballina Bota

GAZA – Pesë gazetarë palestinezë vriten pas një sulmi izraelit

GAZA, 26 dhjetor /ATSH-DPA/ – Një sulm ajror izraelit mbi një furgon vrau pesë gazetarë palestinezë që punonin në Gaza, sipas një raporti mediatik.

Transmetuesi arab ”Al Jazeera”, duke cituar një reporter të Gazës, tha se gazetarët e transmetuesit palestinez ”Al-Quds Today” po punonin pranë një spitali në kampin e refugjatëve Nuseirat në qendër të brezit të mbyllur bregdetar kur furgoni i tyre u godit.

Ushtria izraelite tha vetëm se kishte kryer një sulm “të synuar” gjatë natës ndaj “një automjeti që përmbante një ekip terroristësh nga organizata terroriste e Xhihadit Islamik Palestinez në zonën e Nuseirat”.

Deklarata izraelite në X nuk përmendi gazetarë apo viktima, por tha se ishin marrë masa të shumta për të kufizuar rrezikun për civilët./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBM – Starmer dënon sulmet e Rusisë në ditën e Krishtlindjeve në rrjetin elektrik të Ukrainës
Artikulli tjetërHimara shndërrohet në epiqendrën e festimeve të fundvitit