Ballina Bota

BRUKSEL – BE mbështet përdorimin e euros nga Kroacia

BRUKSEL, 24 qershor /ATSH-DPA/ – Kroacia mund të përdorë monedhën e përbashkët të Bashkimit Evropian, euron nga viti 2023, vendosën liderët e BE-së në një samit në Bruksel.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka uruar Kroacinë në Twitter, duke deklaruar se ”euro është pjesë e ëndrrës evropiane”.

Vendi tani është vendosur të bëhet anëtari i 20-të i zonës së euros, më pak se 10 vjet pas anëtarësimit në BE në 2013.

Mbështetja “është një sinjal i shkëlqyer për Kroacinë, për ekonominë kroate,” tha Andrej Plenkoviç, kryeministri i vendit, duke mbërritur në një samit të BE në Bruksel.

“Kroacia është e gatshme për eurozonën”, tha Plenkoviç, duke theksuar se ”euro tashmë është vendosur mirë në ekonominë e vendit të tij”.

Shtatëdhjetë për qind e turistëve që vijnë në Kroaci vijnë edhe nga vendet e eurozonës, dy të tretat e tregtisë sonë e bëjmë me vendet e eurozonës”, tha Plenkoviq.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbështetje për peshkimin, 50% financim për investimet deri 60 mijë euro
Artikulli tjetërDyshimet për testin e biologjisë, Kushi në mbështetje të maturantëve