BRUKSEL, 24 qershor /ATSH-DPA/ – Kroacia mund të përdorë monedhën e përbashkët të Bashkimit Evropian, euron nga viti 2023, vendosën liderët e BE-së në një samit në Bruksel.
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka uruar Kroacinë në Twitter, duke deklaruar se ”euro është pjesë e ëndrrës evropiane”.
Vendi tani është vendosur të bëhet anëtari i 20-të i zonës së euros, më pak se 10 vjet pas anëtarësimit në BE në 2013.
Mbështetja “është një sinjal i shkëlqyer për Kroacinë, për ekonominë kroate,” tha Andrej Plenkoviç, kryeministri i vendit, duke mbërritur në një samit të BE në Bruksel.
“Kroacia është e gatshme për eurozonën”, tha Plenkoviç, duke theksuar se ”euro tashmë është vendosur mirë në ekonominë e vendit të tij”.
Shtatëdhjetë për qind e turistëve që vijnë në Kroaci vijnë edhe nga vendet e eurozonës, dy të tretat e tregtisë sonë e bëjmë me vendet e eurozonës”, tha Plenkoviq.
