BERLIN, 15 janar /ATSH-DPA/ – Një bombë e Luftës së Dytë Botërore u çaktivizua në qytetin perëndimor gjerman të Hanau.
Një zonë evakuimi u krijua në orët e para, një ditë pasi një bombë 250 kilogramësh u gjet gjatë punimeve të ndërtimit në një urë pranë stacionit qendror të trenit.
Më shumë se 3 000 banorë u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre në zonë, e cila shtrihej 500 metra larg vendit.
Thuhet se në këtë zonë jetojnë rreth 3300 njerëz.
Kryebashkiaku Claus Kaminsky falënderoi banorët për durimin e tyre dhe u uroi të prekurve një udhëtim të sigurt në shtëpi.
Gati 80 vjet pas përfundimit të konfliktit, bomba të pashpërthyera nga Lufta e Dytë Botërore ende zbulohen rregullisht në Gjermani. /os/























