DOHA, 15 janar /ATSH-DPA/ – Izraeli dhe grupi palestinez islamik Hamas kanë rënë dakord për një armëpushim në Rripin e Gazës dhe lirimin e më shumë pengjeve në këmbim të të burgosurve palestinezë.
Armëpushimi pritet të fillojë të dielën dhe fillimisht do të zgjasë 42 ditë, njoftoi kryeministri i Katarit Mohammed bin Abdulrahman Al Thani pas bisedimeve në Doha.
Kjo është marrëveshja e parë e këtij lloji që nga qetësia e luftimeve më shumë se një vit më parë, pas më shumë se 15 muaj luftimesh intensive.
Ky zhvillim sjell gjithashtu shpresë për një lehtësim të vështirësive për popullatën civile në brezin bregdetar kryesisht të shkatërruar.
“Ne kërkojmë qetësi deri në zbatim”, theksoi Al Thani.
Përpjekjet e Shteteve të Bashkuara, Egjiptit dhe Katarit kanë nisur prej muajsh për të bindur Izraelin të pranojë një armëpushim dhe Hamasin të lirojë pengjet e tij përmes negociatave indirekte. /os/






















