Ballina Bota

FOKUS – OKB: Mbi 50 mijë refugjatë sirianë janë kthyer në vend

GJENEVË, 26 dhjetor /ATSH-AA/ – Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi tha se ka tejkaluar 50 mijë numri i refugjatëve që janë kthyer në Siri nga vendet fqinje në tre javët e fundit.

Grandi në një postim në X lidhur me kthimet e refugjatëve sirianë në vendin e tyre pas rrëzimit të regjimit të Bashar al-Assadit tha se numri i refugjatëve sirianë që kthehen në shtëpitë e tyre nga vendet fqinje po rritet dalëngadalë.

“Mbi 50 mijë persona janë kthyer në vendin e tyre në tre javët e fundit. Kushtet fizike në Siri vazhdojnë të jenë të rënda. Duhet të dërgohen më shumë ndihma humanitare për ata që kthehen dhe për të gjithë ata që kanë nevojë”, tha Grandi./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDyshohet se neglizhuan mjekimin e një 54-vjeçari, nën hetim tre mjekë në Fier
Artikulli tjetërNiset kontingjenti i FA-së në misionin e NATO-s në Bullgari, Vengu: Kontribut në sigurinë rajonale