Ballina Flash

Curatola: Të rinjtë, rol në të ardhmen e Shqipërisë

TIRANË, 20 dhjetor /ATSH/ Zëvendësshefja e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jen Curatola mori pjesë në një konferencë ku u prezantua Raporti i Monitorimit të Pjesëmarrjes Politike, Sociale dhe Ekonomike të Rinisë gjatë vitit 2023 nga Partnerët “Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim”.

Curatola theksoi rolin e të rinjve në të ardhmen e Shqipërisë si udhëheqës të së nesërmes dhe si forcë ndryshimi sot, njoftoi ambasada e SHBA.

“Ne duhet t’u krijojmë hapësirë këtyre udhëheqësve të rinj, duhet t’i dëgjojmë, t’u besojmë dhe të investojmë në ta…Ne në Ambasadën e SHBA jemi këtu për të bashkëpunuar me ju, për të forcuar zërat tuaj, për të investuar në idetë tuaja dhe për t’u hapur rrugë që ju të udhëhiqni drejt një të ardhmeje më të ndritshme”, tha Curatola. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTransferta bankare me vlerë 11 milionë euro përmes kompanive fiktive, arrestohen 2 shtetas
Artikulli tjetërMUZIKË – Paul McCartney dhe Ringo Starr ribashkohen në një koncert në Londër