Ballina Flash

Osmani në Bruksel, merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor

PRISHTINË, 17 dhjetor/ATSH/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar sot për në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor përkrah liderëve të vendeve anëtare të BE-së, si dhe atyre nga Ballkani Perëndimor.

Në njoftimin e Zyrës së Presidentes, thuhet se temë kryesore e Samitit pritet të jetë zgjerimi i BE-së me përfshirjen e Ballkanit Perëndimor, si dhe do të trajtohen në veçanti: Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, Plani Ekonomik dhe i Investimeve, Agjenda e Gjelbër dhe Digjitale për Ballkanin Perëndimor, si dhe fusha të tjera si Politika e Përbashkët e Jashtme dhe e Sigurisë, luftimi i kërcënimeve hibride dhe kibernetike, dhe migracioni.

/Kosovapress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakThaçi në Speciale kërkon respektim të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës
Artikulli tjetërPorti i Durrësit, përpunohen tetë anije me mbi 20 mijë tonë mallra