TIRANË, 17 dhjetor/ATSH/ Në Portin e Durrësit po përpunohen sot tetë anije tregtare me 20 535 tonë mallra.
Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se tri anije me 8335 tonë mallra janë në përpunim, ndërsa tri anije me 5599 tonë mallra ndodhen në radën portuale.
Sipas APD-së, dy anije me 6600 tonë mallra janë në pritje për t’u përpunuar në orët në vijim.
Në Terminalin e Kontejnerëve, një prej sektorëve me aktivitetet të rëndësishëm në Kompleksin Portual Durrës-Porto Romano, përgjatë periudhës janar-tetor 2024 janë përpunuar 1.7 milionë tonë mallra.
Porti i Durrësit është më i madhi në vend. Anijet tregtare që transportojnë mallra nga/drejt Durrësit kanë lundruar deri tani nga/drejt 67 porteve në 24 vende të botës.
/k.s/a.f/r.e/






















