Ballina Ekonomi

Shqipëri-Poloni, parafirmoset marrëveshja për njohjen e pensioneve

TIRANË, 15 dhjetor/ATSH/ Shqipëria dhe Polonia parafirmosin marrëveshjen kuadër në fushën e sigurimeve shoqërore.

Raundi i tretë i negociatave që u zhvillua në Tiranë në datat 11-13 nëntor u drejtua nga zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani dhe për palën polake nga nënsekretari i shtetit të Ministrisë së Punës, Familjes dhe Çështjeve Sociale, Sebastian Gayewski.

Përmes kësaj marrëveshjeje, qytetarët shqiptarë sigurojnë një sërë përfitimesh, si: pensionin e pleqërisë, përfitimet e barrëlindjes, pensionin familjar, atë të invaliditetit etj.

Qytetarët do të përfitojnë nga bashkimi i periudhave kontributive, duke siguruar që të mos humbasin vitet e tyre të punës.

/k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbillen pisha të reja në Kutali të Përmetit, Kumbaro: Investim i qëndrueshëm për të ardhmen
Artikulli tjetërProjekti i muzeut “Besa”, Gonxhja: Mesazh i unitetit dhe traditës kulturore shqiptare