Ballina Flash

Mbillen pisha të reja në Kutali të Përmetit, Kumbaro: Investim i qëndrueshëm për të ardhmen

TIRANË, 15 dhjetor /ATSH/ Në kuadër të iniciativës kombëtare “Viti i Pyjeve”, në fshatin Kutali të Përmetit janë mbjellë pisha të reja, duke kontribuar në ruajtjen e mjedisit.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, theksoi rëndësinë e angazhimit të komunitetit në këtë proces. Ministrja theksoi se mbjellja e pemëve është një investim i qëndrueshëm për të ardhmen.

“Viti i Pyjeve vazhdon, me mbjellje dhe aktivitete. Kutali i Përmetit u stolis me pisha të reja, duke dhënë një mesazh të rëndësishëm dhe frymëzues të angazhimit të komunitetit në mbjelljen e pemëve që janë investimi më i qëndrueshëm për të ardhmen”, shkruan ministrja. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKORSIKË – Papa Françesku kërkon laicizëm dinamik dhe të shëndetshëm
Artikulli tjetërShqipëri-Poloni, parafirmoset marrëveshja për njohjen e pensioneve