Ballina Aktualitet

Punimet për Unazën e Madhe, IKTM realizon shpërthimin e kontrolluar të urës së Babroit

TIRANË, 13 dhjetor/ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me forcat xheniere të ushtrisë, realizoi shpërthimin e kontrolluar për demolimin e urës së Babroit në kuadër të projektit Unaza e Madhe e Tiranës, faza 3.

Gjatë procesit të shkatërrimit të kontrolluar pati masa strikte sigurie dhe ndalim të kalimit të këmbësorëve dhe mjeteve afër urës për të shmangur çdo rrezik për jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Me qëllim realizimin e punimeve të demolimit të urës, IKMT njoftoi të gjithë qytetarët dhe përdoruesit e rrugës se, për arsye sigurie, do të ndërpritet qarkullimi i këmbësorëve dhe mjeteve në këtë pjesë.

Sipas njoftimit të IKMT-së, u ndalua kalimi në afërsi të urës, për të shmangur çdo rrezik për jetën dhe sigurinë e qytetarëve. I gjithë ky proces ishte i nevojshëm për të siguruar një infrastrukturë të re dhe më të qëndrueshme, duke garantuar sigurinë e lëvizjes në të ardhmen.

/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSulmi terrorist në Ibër-Lepenc, Kurti: Po shënjestrohet popullsia civile
Artikulli tjetërTURQI – Blinken: Jemi të fokusuar për të çliruar popullin sirian nga prangat e Assadit