Ballina Aktualitet

Reshje dëbore në Korçë, prefekti Jole: Qarkullimi i mjeteve vijon normalisht

TIRANË, 9 dhjetor /ATSH/ Qarku i Korçës është zbardhur nga dëbora këtë të hënë.

Prefekti i qarkut Korçë, Nertil Jole, ndau në rrjete sociale pamje nga nga rrugët e mbuluara nga dëbora, ndërsa mjetet e rënda borëstruese punojnë për hapjen e qarkullimit në akset kryesore rrugore.

Jole tha se, qarkullimi vijon normalisht dhe çdo segment po mbahet në monitorim të vazhdueshëm nga Autoriteti Rrugor Qendër Lindje dhe Policia e Qarkullimit Rrugor.

Sipas tij, borëpastrueset po punojnë në aksin Boboshticë-Dardhë këtë mëngjes.

“Drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar e të pajisen me goma dimërore kur udhëtojnë për në zonat me prezencë dëbore”, tha Jole. /j.p/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGAZA – Hamas i dorëzon Egjiptit listën e pengjeve që do të lirohen
Artikulli tjetërReshjet e shiut në Tiranë, Veliaj: Nga pastrimi i pusetave te ndihma për qytetarët, ekipet tona në terren