Ballina Bota

GAZA – Hamas i dorëzon Egjiptit listën e pengjeve që do të lirohen

GAZA, 9 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Hamasi i dorëzoi Egjiptit një listë të pengjeve izraelitë të mbajtur rob në Gaza, të cilët pritet të lirohen sipas marrëveshjes me Izraelin.

Lista përfshin emrat e të rrëmbyerve të sëmurë, të moshuar dhe të plagosur, si dhe katër me nënshtetësi amerikane.

Sipas burimeve palët po demonstrojnë vullnet të “paprecedentë” në përpjekjet e tyre për të arritur një marrëveshje dhe se ndërmjetësuesit Katari, Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara po mbikëqyrin bisedimet.

Ndërmjetësuesve iu dërgua gjithashtu një listë e të burgosurve palestinezë që Hamasi do të dëshironte të shkëmbente. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Biden: Nuk do të lejojmë që ISIS të rivendoset në Siri
Artikulli tjetërReshje dëbore në Korçë, prefekti Jole: Qarkullimi i mjeteve vijon normalisht