TIRANË, 9 dhjetor /ATSH/ Qarku i Korçës është zbardhur nga dëbora këtë të hënë.
Prefekti i qarkut Korçë, Nertil Jole, ndau në rrjete sociale pamje nga nga rrugët e mbuluara nga dëbora, ndërsa mjetet e rënda borëstruese punojnë për hapjen e qarkullimit në akset kryesore rrugore.
Jole tha se, qarkullimi vijon normalisht dhe çdo segment po mbahet në monitorim të vazhdueshëm nga Autoriteti Rrugor Qendër Lindje dhe Policia e Qarkullimit Rrugor.
Sipas tij, borëpastrueset po punojnë në aksin Boboshticë-Dardhë këtë mëngjes.
“Drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar e të pajisen me goma dimërore kur udhëtojnë për në zonat me prezencë dëbore”, tha Jole. /j.p/
