Ballina Aktualitet

Spiropali takim me Prokurorin e Përgjithshëm të Britanisë së Madhe: Bashkëpunim në fushën e drejtësisë

TIRANË, 6 dhjetor/ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali u takua sot në Komisionin e Venecias, me Prokurorin e Përgjithshëm të Britanisë së Madhe, Lord Hermer KC. Spiropali u shpreh se në fokus të diskutimeve dypalëshe ishin forcimi i marrëdhënieve mes dy vendeve, bashkëpunimi në fushën e drejtësisë, forcimi i shtetit të së drejtës, të institucioneve demokratike dhe bashkëpunimi me Dhomën e Lordëve.

Kryetarja e Kuvendit me ftesë të Komisionit të Venecias, mori pjesë në sesionin plenar të 141-të të këtij Komisioni.

Spiropali shprehu mirënjohjen për të gjithë anëtarët e këtij forumi prestigjioz, personalitete të shquar të së drejtës, të njohur botërisht, për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe konstruktiv me Kuvendin e Shqipërisë.

Ajo vlerësoi veçanërisht “dhënien e opinioneve në mbrojtje të Kushtetutës, për fuqizimin e institucioneve dhe konsolidimin e vlerave demokratike”.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHelikopteri i tretë “Cougar” rikthehet në gatishmëri të FA
Artikulli tjetërOSBE, dy seanca trajnimi në Kuvend për portalin e e-Legjislacionit