Ballina Ekonomi

Pensionet me Italinë, Balla takon presidentin e Institutit Italian për Kujdesin e Punëtorëve Giuliano Zignani

TIRANË, 6 dhjetor /ATSH/ Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, priti në takim presidentin e Institutit Italian për Kujdesin e Punëtorëve Giuliano Zignani.

Balla tha se, gjatë takimit diskutuan mbi të drejtat dhe përkujdesjen ndaj punëmarrësve shqiptarë në Itali.

Gjithashtu gjatë takimit u diskutua mbi marrëveshjen për pensionet mes dy vendeve dhe mënyrat për të lehtësuar proceset për të dyja komunitetet.

“Ky takim shënon një hap të rëndësishëm për thellimin e lidhjeve mes dy brigjeve të Adriatikut dhe për përmirësimin e shërbimeve që i ofrohen qytetarëve tanë” tha Balla.

ITAL, Instituti për Mbrojtjen dhe Ndihmën e Punëtorëve me përvojë mbi 70-vjeçare, luan një rol të rëndësishëm në mbështetjen e qytetarëve, veçanërisht emigrantëve dhe komuniteteve në nevojë, duke ofruar asistencë sociale, shërbime për pensionet dhe mbrojtjen e të drejtave sociale e të punës. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Boga, thesar në zemër të Alpeve
Artikulli tjetërKontrolle në shtëpinë e Veliajt, SPAK: Hetimi në fazë paraprake