Ballina Flash

Rama: Boga, thesar në zemër të Alpeve


TIRANË, 6 dhjetor/ATSH/ Turizmi malor dhe investimet për rigjallërimin e tij vijojnë të mbeten një prioritet i qeverisë, tashmë i përforcuar me një paketë të re të mbështetjes për investimet në këto zona.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga malet e Bogës në Malësi të Madhe, ku investimet në infrastrukturën rrugore i vijnë në ndihmë nxitjes së turizmit.

“Boga, një thesar në zemër të Alpeve”, shkruan Rama krahas pamjeve.

Ndërkohë paketa e mbështetjes për investimet në zonat malore parashikon t’i hapë rrugë një zhvillimi intensiv, përmes inkurajimit dhe mbështetjes së investitorëve vendas, që kursimet e punës në emigracion, duan t’i investojnë në tokat e të parëve të tyre.

Më herët kryeministri ka bërë të ditur se po finalizohet paketa që garanton mbështetje për rrjetin e bujtinave nëpër male, ndërsa aktualisht po diskutohet me bankat që bankat të mundësojnë kredi ku barrën kryesore ta ketë shteti.

/m.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakINSTAT: Më shumë gra se burra të angazhuara në kërkim shkencor dhe zhvillim
Artikulli tjetërPensionet me Italinë, Balla takon presidentin e Institutit Italian për Kujdesin e Punëtorëve Giuliano Zignani