Ballina Flash

Osmani në Bruksel flet për lidhjet e Serbisë me sulmet terroriste në Kosovë

PRISHTINË, 4 dhjetor/ATSH/ Gjatë qëndrimit në Bruksel, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka takuar sot presidenten e Parlamentit Evropian Roberta Metsola, të cilën e ka informuar mbi zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, përfshirë sulmin terrorist të 29 nëntorit në kanalin “Ibër-Lepenci”.

Ajo nënvizoi lidhjet e qarta të Serbisë me këto sulme, duke përfshirë edhe aktin e agresionit në Banjskë më 2023, për të cilin ende nuk ka llogaridhënie.

Osmani theksoi se është thelbësore që autorët e këtyre krimeve të mbajnë përgjegjësi dhe të përballen me drejtësinë.

Gjatë këtij takimi Osmani theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme për  integrimin e Kosovës në BE dhe largimin e masave ndëshkuese të vendosura për më shumë se një vit.

/Kosovapress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSELANIK – Metroja e qytetit zbulon mijëra sekrete antike
Artikulli tjetërFOKUS – Një në tre evropianë me aftësi të kufizuara është në rrezik varfërie ose përjashtimi social