Ballina Ekonomi

Ibrahimaj: Akses të shtuar në financim për të nxitur inovacionin dhe konkurrencën

TIRANË, 27 nëntor /ATSH/ Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj mori pjesë sot në workshop-in e AMTECH dhe Shoqatës Proeksport.

Në takim u diskutua mbi fuqizimin e SME-ve përmes teknologjive aditive dhe dixhitalizimit.

“Projekte ndërkufitare si AMTECH, në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë, janë një mundësi shumë e mirë për sipërmarrësit shqiptarë, për sjelljen e ekspertizës dhe mundësive të reja për përmirësimin e proceseve të prodhimit”, theksoi ministrja Ibrahimaj.

Ajo shtoi se, “me programet e qeverisë shqiptare, si mbështetja me grante për startupet, po ofrojmë akses të shtuar në financim për të nxitur inovacionin dhe konkurrencën”.

“Së bashku, po ndërtojmë një ekosistem ku bizneset tona kanë mundësi të avancojnë në tregjet rajonale dhe evropiane, me vlerë dhe cilësi më të lartë”, nënvizoi Ibrahimaj. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLegalizohet shtëpia-muze ku jetoi qëndistarja e flamurit Marigo Posio në Hoçisht
Artikulli tjetërSIRI – Të paktën 57 të vdekur nga përleshjet mes militantëve dhe forcave qeveritare siriane