LONDËR, 26 nëntor /ATSH-DPA/- Rusia ka dëbuar diplomatin britanik, Edward Wilkes duke e akuzuar për spiunazh.
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Moskë është thirrur gjithashtu nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Vendimi vjen mes të tensioneve të përshkallëzuara midis Moskës dhe vendeve perëndimore mbi Ukrainën.
“Diplomatit të Britanisë së Madhe i është hequr akreditimi dhe duhet të largohet nga vendi”, njoftoi agjencia e lajmeve TASS, duke cituar shërbimin rus të sigurisë FSB.
Sipas raportit, agjencia pretendon se ai ka dhënë informacion të rremë për të hyrë në vend dhe pretendon se ai është përfshirë në spiunazh dhe sabotim.
FSB tha se kishte gjetur prova se diplomati ishte i përfshirë në punë zbulimi që kërcënonin sigurinë e Federatës Ruse.
“Diplomati punonte në ambasadën në Moskë dhe kishte zëvendësuar një nga gjashtë oficerët e inteligjencës britanike që u dëbuan në gusht”, tha FSB.
Zyra e Jashtme në atë kohë tha se akuza e Rusisë se ata diplomatë ishin spiunë ishte e pabazë dhe se dëbimet ishin pjesë e një fushate për të penguar mbështetjen e Britanisë së Madhe për Ukrainën. //a.i/























