Ballina Aktualitet

Hasani: Dënojmë diskriminimin me bazë gjinore në Afganistan

TIRANË, 26 shtator/ATSH/ Shqipëria ka mbështetur fuqimisht axhendën “Gratë, Paqja dhe Siguria”, duke dënuar diskriminimin me bazë gjinore në Afganistan, së bashku me 25 kombe të tjera, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të 79-të të Kombeve të Bashkuara “Samiti i së Ardhmes”.

Gjatë takimit me Grupin Feminist për Politikë të Jashtme, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani shprehu angazhimin e Shqipërisë për integrimin e parimeve feministe në politikën e jashtme.

Hasani theksoi se “barazia gjinore nuk është vetëm një qëllim, por është thelbësore për paqen globale, sigurinë dhe të drejtat e njeriut”.

/m.m/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëria nis më 15 tetor negociatat me BE-në, Tabaku: Nuk ka vend për triumfalizëm, proces teknik
Artikulli tjetërLUKSEMBURG – Papë Françesku: Lufta është gjithmonë dështim