Ballina Bota

SHBA – Microsoft: Hakerat rusë kanë shënjestruar fushatën e kandidates Kamala Harris

KALIFORNI, 18 shtator /ATSH-DPA/ – Gjiganti i teknologjisë Microsoft deklaroi se hakerat rusë kishin në shënjestër fushatën e kandidates presidenciale të SHBA, Kamala Harris.

“Gjatë dy muajve të fundit, Microsoft ka vërejtur një ndryshim të dukshëm në taktikat e operacioneve të ndikimit rus që pasqyrojnë ndryshimin e mjedisit politik në Shtetet e Bashkuara,” shkroi Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës së Analizës së Kërcënimeve të Microsoft, Clint Watts në një postim në blogun e kompanisë.

Microsoft kishte zbuluar se Rusia kishte vënë në shënjestër fushatën e Harris, me aktorë që “qarkullonin video të fabrikuara të krijuara për të mbjellë mosmarrëveshje dhe përhapur dezinformata rreth saj”.

”Fokusi në fushatën e Harris pasqyroi një lëvizje strategjike nga aktorët rusë që synonte të shfrytëzonte çdo dobësi të perceptuar në kandidatët e rinj”, theksoi Watts.

Harris zëvendësoi presidentin amerikan Joe Biden në biletën e Partisë Demokratike pasi 81-vjeçari u tërhoq nga gara presidenciale në korrik pas një debati katastrofik kundër kandidatit republikan Donald Trump.

“Fillimisht, operacionet e ndikimit rus u përpoqën të evoluojnë përpjekjet e tyre pas daljes së Presidentit Biden nga gara presidenciale e SHBA-së në vitin 2024”, tha Watts. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE E MËRKURË 18 SHTATOR 2024
Artikulli tjetërUra e Mitrovicës, zyrtari i NATO-s bisedon me Bislimin: Vendimet të konsultohen me ndërkombëtarët