Ballina Flash

Komisioni hetimor për koncesionet në Shëndetësi, vijon seanca me dëshmitarët

TIRANË, 10 shtator/ATSH/ Komisioni hetimor për shërbimet publike të sterilizimit dhe të check-up në shëndetësi vijoi sot seancën dëgjimore me dëshmitaren Nadire Jani, ish-drejtoreshë e spitalit të Durrësit.

Jani iu përgjigj pyetjeve të deputetëve të opozitës, teksa theksoi se pavarësisht problemeve të fillimit, gjithçka i është përmbajtur kontratës.

“Kam parë koleget e mia kirurge, që janë çarë me bisturi e kanë qenë të shqetësuar për muaj të tërë mos i kapte HIV AIDS, apo diçka tjetër. Si unë, ashtu edhe kirurgët ishim entuziastë për këtë zhvillim të ri. Edhe mund të ketë pasur probleme në fillim, por iu janë përmbajtur kontratës, nuk ka pasur probleme madhore. Në muajt e parë kur ka filluar sterilizimi kanë munguar setet e vogla dhe me insistimin e drejtuesit brenda muajit këto sete të vogla me temperatura të ulëta ose me avull kanë ardhur përpara muajit maj”, theksoi Jani.

Jani u shpreh se “personeli shëndetësor nuk ishte i njohur dhe përdorte edhe setet vogla. Na ka ardhur një shkresë nga sekretari i Përgjithshëm duhet të përdoren setet e vogla dhe kjo gjë u zgjidh. Unë si drejtuese nuk kam pasur korrespondencë me Ministrinë dhe  Saniservice për këtë çështje, ndërsa për problematika të tjera kam pasur”.

Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Albana  Vokshti tha se “ju keni mbrojtur interesin publik me shumë shkresa. Sot na thoni se jeni entuziaste. Ju keni vijuar të kërkoni sete mikrokirurgjikale e nuk ju kanë ardhur për një vit. Thoni se kompania ju mori të gjitha ambientet dhe hoqi pajisjet që ju kishit. I thatë ministrisë se përdorët pajisjet tuaja, dhe ju rritën shpenzimet. Keni përdorur autoklavat tuaja”.

vijon

/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBSH: Prurjet nga remitancat, 268 milionë euro
Artikulli tjetërFOKUS – Polonia: Duhet një përgjigje e përbashkët ndaj shkeljes së hapësirës ajrore nga Rusia