Ballina Bota

FOKUS – Polonia: Duhet një përgjigje e përbashkët ndaj shkeljes së hapësirës ajrore nga Rusia

VARSHAVE, 10 shtator /ATSH-AA/ – Ministri i Mbrojtjes së Polonisë, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz bëri thirrje përpërgjigje të përbashkët të NATO-s kundër shkeljes së hapësirës ajrore të vendit të tij nga mjetet ajrore pa pilot të Rusisë.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve PAP, Kosiniak-Kamysz ka deklaruar se shkeljet e hapësirës ajrore të vendeve anëtare të NATO-s, Rumanisë dhe Letonisë të dielën nga dronët rusë dëshmojnë seriozitetin e situatës.

Ai tha se aleatët e NATO-s duhet të japin përgjigje të përbashkët ndaj kësaj dhe situatave të ngjashme, se e kanë diskutuar temën por që ende nuk është arritur një rezultat.

Kosiniak-Kamysz theksoi se Polonia duhet të armatoset dhe të forcohet duke blerë sistemet më të mira të mbrojtjes ajrore.

Deklaratat e ministrit polak erdhën pasi dronët rusë shkelën të dielën hapësirat ajrore të Letonisë dhe Rumanisë.   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKomisioni hetimor për koncesionet në Shëndetësi, vijon seanca me dëshmitarët
Artikulli tjetërMbikëqyrja parlamentare, katër institucione të pavarura pjesë e projektit PACEP