Ballina Ekonomi

BSH: Prurjet nga remitancat, 268 milionë euro

TIRANË, 10 shtator  /ATSH/ Emigrantët kanë sjellë më shumë para në vend në tremujorin e dytë të këtij viti.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë prurjet valutore të emigrantëve, arritën në 268 milionë euro, duke pësuar një rritje me të njëjtën periudhë të një vitit më parë me 35.8 milionë euro.

Banka e Shqipërisë vëren se, janë rritur dërgesat jo vetëm në kanale formale sistem bankar dhe operatorë të transferimit të parave, por edhe në formën e prurjeve në cash.

Italia dhe Greqia kryesojnë, si vendet prej nga vinë prurjet më të larta për shkak të numrit të lartë të emigrantëve që jetojnë e punojnë në shtetet fqinje. Më pas vijnë Anglia dhe  Gjermania.

BSH-ja vëren se, nivelet e larta të remitancave, shpenzimet e turistëve, investimet e huaja direkte kanë qenë faktorët kryesore në zhvlerësimin e fortë të valutave në përgjithësi dhe euros në veçanti.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBylykbashi: Qeveria teknike për garantimin e zgjedhjeve, e domosdoshme
Artikulli tjetërKomisioni hetimor për koncesionet në Shëndetësi, vijon seanca me dëshmitarët