Ballina Flash

Veliaj: Nga 1 janari 2025 pensionistët do të udhëtojnë falas me autobus në Tiranë

TIRANË, 22 gusht/ATSH/ Pas lajmit të mirë nga qeveria për rritjen e pensioneve, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndau me kryeqytetasit një tjetër lajm të shumëpritur për të moshuarit e kryeqytetit.

“Lajmi i mirë për pensionistët është se nga 1 janari ne do të subvencionojmë transportin publik për ta. E kuptoj që inflacioni, çmimet janë një stres për pensionistët dhe teksa qeveria po mendon për rritjen e pensioneve, bashkia do të japë kontributin e saj, duke e bërë udhëtimin falas, nga 1 janari 2025, për të gjithë pensionistët e qytetit të Tiranës”, tha Veliaj.

/k.s/a.f

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta uron festën e Abaz Aliut: Lutje të pranuara e shëndet të mirë
Artikulli tjetërFOKUS – Roja bregdetare greke shpëton 245 migrantë në jug të Kretës