Ballina Aktualitet

Meta uron festën e Abaz Aliut: Lutje të pranuara e shëndet të mirë

TIRANË, 22 gusht/ATSH/ Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta uroi sot besimtarët bektashinj me rastin e Festës së Abaz Aliut.

“Nga Mali i Shenjtë i Tomorrit, kënaqësi të ndaja bashkë me Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Haxhi Baba Edmond Brahimaj dhe mijëra pelegrinë, urimet më të përzemërta për të gjithë besimtarët dhe popullin shqiptar: Gëzuar Festën e Shenjtë të Abaz Aliut”, tha Meta.

Meta uroi “lutje të pranuara, shëndet të mirë dhe mbarësi! Abaz Aliu ju ndihmoftë ju dhe familjet tuaja”.

Mijëra besimtarë bektashinj kremtuan sot festën e Abaz Aliut në malin e Tomorit.

Pelegrinët udhëtuan sot drejt Teqesë së Kulmakut për të kremtuar festën e Baba Tomorit nën ritmet fetare të bektashinjve, pavarësisht besimeve fetare që i përkasin.

/m.m/r.e/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTërësisht e re, Poliklinika e Specialiteteve në Durrës shërbime cilësore për 290 mijë banorë
Artikulli tjetërVeliaj: Nga 1 janari 2025 pensionistët do të udhëtojnë falas me autobus në Tiranë