ATHINË, 22 gusht /ATSH-DPA/ – Autoritetet greke deklaruan se kishin shpëtuar 245 migrantë, në jug të ishullit mesdhetar të Kretës, në 24 orët e fundit.
Transmetuesi publik grek, ERT tha se shumica e emigrantëve u larguan nga porti libian i Tobrukut me varka të vogla.
Pesë burra thuhet se u arrestuan si trafikantë të dyshuar.
Shumica e migrantëve u dërguan fillimisht në Gavdos, një ishull i vogël rreth 20 milje detare në jug të Kretës, me një popullsi prej më pak se 100 njerëz.
Ishulli nuk ka lehtësira për të strehuar kaq shumë emigrantë, duke bërë që autoritetet t’i zhvendosin migrantët në Kretë.
Sipas agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët, 2 482 emigrantë kanë mbërritur në Kretë këtë vit.
Në të gjithë Greqinë, më shumë se 25 000 emigrantë kanë mbërritur nga deti këtë vit dhe 4 000 të tjerë nga toka./ /os/























