Ballina Bota

SHBA – Obama: Me Harris, Amerika nis një kapitull të ri, një histori të re

UASHINGTON, 21 gusht /ATSH-DPA/ – Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, i dha një mbështetje të përzemërt kandidates demokrate për president Kamala Harris, teksa mbajti fjalimin përmbyllës në ditën e dytë të konventës kombëtare të partisë, dje në mbrëmje.

“Amerika është gati për një kapitull të ri. Amerika është gati për një histori më të mirë. Ne jemi gati për presidenten Kamala Harris”, i theksoi Obama një turme entuziaste në Çikago.

“Kamala Harris është gati për këtë punë. Kjo është dikush që e ka kaluar jetën e saj duke luftuar në emër të njerëzve që kanë nevojë”, theksoi ish-presidenti.

Obama sulmoi pasardhësin e tij republikan Donald Trump, i cili pritet të konkurrojë me Harris në garën për Shtëpinë e Bardhë.

“Ja, një miliarder 78-vjeçar i cili nuk ka pushuar së ankuari për problemet e tij… Ka qenë një rrjedhë e vazhdueshme ankesash që në fakt është përkeqësuar tani që ai ka frikë të humbasë nga Kamala”, theksoi Obama.

“Ne nuk kemi nevojë për katër vite të tjera rrëmujë, prishje dhe kaos. E kemi parë atë film dhe të gjithë e dimë se vazhdimi është zakonisht më i keq”, shtoi Obama. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMOLDAVI – Scholz në vizitë zyrtare për luftën në Ukrainë
Artikulli tjetërRama: Shpella e Orëve në Pukë, unike në llojin e saj në Shqipëri