Ballina Bota

MOLDAVI – Scholz në vizitë zyrtare për luftën në Ukrainë

KINISHEV, 21 gusht /ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman Olaf Scholz udhëtoi sot drejt Moldavisë, ish-republikën sovjetike në kufi me Ukrainën, që tashmë ndihet e kërcënuar nga pushtimi i Rusisë ndaj fqinjit të saj.

Scholz do të flasë me presidenten moldave Maia Sandu dhe kryeministrin Dorin Recean në kryeqytetin Kishinev.

Bisedimet e tij do të fokusohen kryesisht në ndikimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës në vendin e vogël me 2,6 milionë banorë.

Qeveria e Moldavisë, e cila po kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, akuzon Rusinë për dezinformim dhe destabilizimin e qëllimshëm.

Ushtarët rusë janë stacionuar në rajonin e shkëputur të Transnistrisë, një rrip i ngushtë toke në lindje të republikës, që nga vitet 1990.

Scholz vizitoi Moldavinë vitin e kaluar për një samit evropian. Megjithatë, udhëtimi i tij aktual është vizita e parë dypalëshe nga një kancelar gjerman në 12 vjet.

Që nga viti 2018, Gjermania ka mbështetur Moldavinë me më shumë se 41 milionë euro për sektorin e sigurisë dhe, sipas qeverisë gjermane, është donatori i pestë më i madh në vend, një nga më të varfrit në Evropë./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSPAK dërgon në gjykim 23 persona për kultivim të bimëve narkotike dhe grup të strukturuar kriminal
Artikulli tjetërSHBA – Obama: Me Harris, Amerika nis një kapitull të ri, një histori të re