TIRANË 6 gusht /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau pasditen e sotme pamje te drejtpërdrejta nga plazhi në Arameras të Sarandës.
Plazhi shihet i mbushur plot me turistë, të cilët kanë zgjedhur që këto ditë të nxehta gushti t’i kalojnë në brigjet shqiptare.
Aramerasi është një prej plazheve më të preferuara të turistëve dhe pushueseve në Ksamil.
Kjo zonë është një destinacion i mrekullueshëm dhe ekskluziv, që ofron një përvojë unike plazhi në një mjedis të qetë dhe të rregulluar me kujdes.






















