Ballina Aktualitet

Zgjedhjet për kryebashkiakun e Himarës, Noka dhe Gjekmarkaj në Borsh: Refuzoni regjimin që ju grabit pronat

TIRANË, 26 korrik /ATSH/ Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj  kanë zhvilluar takime me qytetarët në Himarë në mbështetje të kandidatit të opozitës Petro Gjikuria, për kryetar bashkie.

Gjatë takimeve në Shkallë të Borshit, Noka dhe Gjekmarkaj janë shprehur se, banorët kanë nevoje për njeriun që i njeh dhe ua di problemet.

“Keni nevojë për njeriun që ju njeh dhe ua di problemet. Ai është Petro Gjikuria. Refuzoni regjimin që nuk ka harxhuar as një cent për ju prej 11 vitesh”, tha Noka.

Ai shtoi se qytetarët e Himarës duhet të refuzojnë ata që sillen si “pushtues duke rrëmbyer pronat tuaja’”

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERLIN – Scholz: Kontrolle të rrepta kufitare për të frenuar migrimin e paligjshëm
Artikulli tjetërAKMC: Shuhen 17 vatra zjarri, disa vijojnë të mbeten problematike