BERLIN, 26 korrik /ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman Olaf Scholz deklaroi se synon të mbajë kontrolle të rrepta kufitare për të kufizuar imigracionin e parregullt.
“Në përgjithësi, ne synojmë të vazhdojmë të kontrollojmë rreptësisht kufijtë gjermanë. Ne duam të kufizojmë emigracionin e parregullt, siç njoftova. Shifrat duhet të ulen”, tha Scholz në një intervistë.
Scholz nënvizoi nevojën për të reduktuar numrin e njerëzve që hyjnë në vend në mënyrë të parregullt dhe kërkojnë azil pa arsye të vlefshme.
Ai përmendi gjithashtu kontrollet ekzistuese kufitare, si ato në kufirin me Francën gjatë Lojërave Olimpike, të cilat pritet të qëndrojnë në fuqi deri më 30 shtator.
Sipas tij ”anë zbatuar kontrolle fikse edhe në kufijtë tokësorë me Austrinë, Zvicrën, Republikën Çeke dhe Poloninë për të kufizuar imigracionin e parregullt dhe për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore”. /os/























