Ballina Flash

Peleshi: Helikopteri Cougar dhe rreth 30 efektivë të FA të riangazhuar për shuarjen e zjarrit në Dropull

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ Helikopteri Cougar dhe rreth 30 efektivë të Forcave të Armatosura janë riangazhuar mëngjesin e sotëm në operacionin për shuarjen e zjarrit intensiv në fshatrat e bashkisë Dropull.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh se, zjarri ka krijuar problematikë edhe në fshatrat Pecë dhe Kardhikaq të bashkisë Finiq.

Teksa ndau pamje të operacionit të shuarjes së zjarrit, Peleshi bëri të ditur gjithashtu se, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile po punohet me forcat dhe automjetet zjarrfikëse të bashkive Finiq, Delvinë, Sarandë, Dropull, Gjirokastër dhe Përmet për të stabilizuar situatën e krijuar prej ditës së djeshme.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 09/7/2024
Artikulli tjetërMedia italiane “Turisti per Caso”: Vizitoni Shqipërinë dhe zbuloni vendet më autentike në Evropë