Ballina Aktualitet

Grupi parlamentar i PS diskuton axhendën e seancës plenare

TIRANË, 2 korrik/ATSH/ Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka zhvilluar sot mbledhjen për këtë javë. Kryetari i grupit Bledi Çuçi informoi deputetët për seancat që kanë mbetur deri në përfundim të këtij sesioni.

Seanca e radhës do të zhvillohet ditën e enjte, 4 korrik, ku mes çështjeve të tjera të rendit të ditës pritet të ketë edhe një interpelancë me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, kërkuar nga një grup deputetësh të opozitës.

Gjithashtu, pritet të prezantohet edhe raporti vjetor i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, raporti mbi veprimtarinë e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si dhe raporti vjetor për veprimtarinë e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Në vijim pati diskutime të tjera për çështje të ndryshme të ngritura nga deputetët e pranishëm në mbledhje.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Sundimi i Ligjit”, goditen 2 raste të armëmbajtjes pa leje
Artikulli tjetërIZRAEL – Netanyahu: Faza e fundit e luftës kundër Hamasit përfundon së shpejti