Ballina Flash

Drafti i Lajçakut në Komisionin e Venecias, Osmani thotë se Kurti nuk ia prezantoi këtë ide

PRISHTINË, 7 qershor/ATSH/ Pas deklarimeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që drafti i propozuar nga emisari Miroslav Lajçak të shqyrtohet nga Komisioni i Venecias, presidentja e vendit Vjosa Osmani tha se ende nuk iu është prezantuar një ide e tillë.

Osmani tha se kurdo që i prezantohet institucionit të presidentes kjo ide do të shqyrtohet. Nëse sipas saj vlerësohet se kjo e ndihmon Republikën e Kosovës, nuk ka asnjë arsye që mos të përkrahet.

Osmani po ashtu ka folur edhe për shpronësimet në veriun e Kosovës.

Sipas saj në procesin e këtyre shpronësimeve nuk sheh ndonjë tendencë për disriminim mbi baza etnike derisa sipas saj po veprohet në bazë të ligjeve të Kosovës dhe në bazë të standardeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e njeriut.

E para e Kosovës tha se e përkrah çdo vendim që është në interes të sigurisë nacionale dhe të gjithë qytetarëve pa dallim.

 

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për shpronësimin në veri, ka pasur kundërshtime nga serbët lokal e poashtu reagime edhe nga shtetet e Kuintit, Zyra e BE-së në Kosovë dhe Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në Kosovë. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDemonstrimi i qenve të policisë, Balla: Konsolidim i bashkëpunimit midis njësive K9 në Ballkanin Perëndimor
Artikulli tjetërRama: Hapet një segment i aksit Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII