Ballina Ekonomi

Rama: Hapet një segment i aksit Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII


TIRANË, 7 qershor/ATSH/ Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë pjesë e Korridorit VIII është tashmë i hapur për qarkullimin e automjeteve në një pjesë të tij.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga pjesa e hapur për qarkullimin e automjeteve të këtij aksi të rëndësishëm rrugor.

Loti që është hapur për qarkullimin e automjeteve ndikon në lehtësimin e lëvizjes, ndërsa krahas ndërtimit të rrugës ka përfunduar edhe mbrojtja lumore, pasi ky lot shtrihet përgjatë lumit Shkumbin.

Ky segment rrugor është projektuar me parametrat teknikë të Kategorisë B, ndërsa janë ndërtuar edhe pikat e aksesit të rrugës për banorët e zonës që shtrihen përgjatë saj.

Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë është pjesë e Korridorit VIII.

Ndërtimi i këtij aksi do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve, duke shkurtuar kohën e udhëtimit si dhe duke rritur njëkohësisht parametrat e sigurisë rrugore.

/m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDrafti i Lajçakut në Komisionin e Venecias, Osmani thotë se Kurti nuk ia prezantoi këtë ide
Artikulli tjetërKPK konfirmon në detyrë gjyqtarin e Tiranës, Julian Haxhiu