Ballina Aktualitet

KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin e Tiranës, Julian Haxhiu

TIRANË, 7 qershor/ATSH/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi se konfirmoi në detyrë gjyqtarin Julian Haxhiu, gjyqtar në Gjykatën e Tiranës.

Sipas njoftimit të KPK, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 5 qershor për subjektin e rivlerësimit, Julian Haxhiu gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me shumicë votash vendosi konfirmimin e tij në detyrë.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga Alma Faskaj, Pamela Qirko relatore, Xhensila Pine anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Julian Haxhiu përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2003 dhe u emërua gjyqtar në Gjykatën e Mirditës. Ai u transferua në Gjykatën e Lezhës në vitin 2008 dhe prej 2011-ës e ushtron funksionin në Gjykatën e Tiranës.

/a.f/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Hapet një segment i aksit Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII
Artikulli tjetërNderohet jeta dhe vepra e akademik Ferrit, Kurti: Arti i tij, pasqyrim i qenies sonë kombëtare